Protesta e banorëve të Suçit ka sjellur edhe reagimin e deputetes Dhurata Çupi e cila ka akuzuar Bashkinë Klos për papërgjeshmëri totale.
Çupi gjthashtu shtoj se banorët tashmë e kanë kuptuar se pas kësaj çështje fshihet një aferë kompromentuese e cila duhet hetuar me seriozitet
Statusi i Çupit në facebook
Bashkia Klos e ka mbyllur shkollën e mesme në Suç, me argumentin që është e dëmtuar nga tërmeti ndërkohë shikoni pêrgjigjen e qeverisë dhe justifikimin e Bashkise Klos. …”Në përgjigje të shkresës sonë, Ministria e Shtetit për Rindërtim na bën me dije se objekti Shkolla e Mesme Haxhi Lata Suç nuk mund të përfshihet në programin e rindërtimit pasi Qarku Diber nuk është vlerësuar si Qark Emergjence bazuar në vendimin Nr.750 datë; 27.11.2019 “Për shpalljen e Gjendjes së Fatkeqsisë Natyrore në Qarqet Durrës, Tiranë, e Lezhe”.Papërgjegjshmeri totale. E kam ngritur disa herë si shqetësim. Kam biseduar me banorët e Suçit të cilët përtej domosdoshmërisë për hapjen e shkollës , e kanë kuptuar që një aferë kompromentuese qëndron pas kësaj cështje dhe duhet hetuar me seriozitet.
Kujtojmë që banorët e fshatit Suç kanë deklaruar që protestat do të përshkallëzohen nëse nuk do hapet shkolla për fëmijët e tyre