Protesta e zhvilluar tre ditë më parë nga banorët e Çidhnës në Arras të Dibrës ka vënë në lëvizje edhe institucionet shtetërore. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se problemin e banorëve e ka përcjellë pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Duke mos komentuar qëndrimin e banorëve nëse është i drejtë apo jo, Shehu tha se do të jenë specialistët e ministrive përkatëse të cilët do të verifikojnë në terren pretendimet e banorëve për dëmtime të objekteve me rëndësi të veçantë natyrore.
Tre ditë më parë dhjetra banorëve të krahinës së Çidhnës në Dibër, protestuan për ndalimin e punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali në grykën e Sopanikës, pasi do të shkatërronte sipas tyre një pasuri të madhe natyrore e turistike.