Klubi letrar “Pjetër Budi”, Mat, në bashkëpunim me Bibliotekën “Pjetër Budi”, Mat, promovuan në mjediset e bibliotekës librin e parë me poezi “Vjeshtës veten gjej”, të autores matjane Vilma Nika. Takimin promovues e hapi Përgjegjësja e Bibliotekës publike Fiqerete Kurti, e cila së bashku me kryetarin e Klubit letrar Hamdi Hysuka falenderuan të pranishmit për pjesëmarrjen. Ndërsa për brendinë e vëllimit poetik “Vjeshtës veten gjej” referoi  sekretari i Klubit Letrar, poeti Fatmir Neli, duke u mbështetur edhe në parathënien e librit, shkruar nga redaktorja e tij, poetja Lindita Doda.

Autorja e librit “Vjeshtës veten gjej”, Vilma Nika, mes emocionesh prezantoi para të pranishmëve CV e saj dhe pasionin për letërsinë:

Për tu njohur edhe më mirë me penën e Nikës, nxënës-anëtarë të Bibliotekës Mat, recituan poezi të zgjedhura nga libri “Vjeshtës veten gjej”.

Gazetari mirditor Martin Deda, i ftuar nderi në këtë promovim, u shpreh se autorja Vilma Nika flet në poezitë e saj për realitetin, duke iu referuar poezisë “Lot përmbi det”.

Poeti Basir Bushkashi e cilësoi mëngjesin e së shtunës ku po promovohej libri si një “mëngjes të bukur poetik”. Ndërsa Vilma, tha Bushkashi është një poete që i bën nder vetes, Matit, kombit. Një poete që premton.

Anëtarë të Klubit letrar “Pjetër Budi” Mat dhe dashamirës të tjerë të poezisë që e morën fjalën e cilësuan poeten Vilma Nika, si një poete që gatuan poezi të mira, që të sjellin emocion, falë dhe fjalorit të pasur artistik që mbajnë dhe me tema interesante. Poezia e saj është e thjeshtë dhe e bukur.

Takimi promovues u mbyll me falenderime për redaktoren e librit Lindita Doda, Klubin letrar e Bibliotekën Mat, nga familjarë dhe të afërm të autores që kishin mbushur sallën e promovimit të librave të rinj matjanë.