Sërish alarm për lëndë shpërthyese në institucione

Sërish alarm për lëndë shpërthyese në institucione

Për të tretën herë rradhazi në institucionet publike ka mbërritur një email kërcënues për shpërthim me lëndë plasëse. Edhe këtë të hënë në e-mailin zyrtar të disa institucioneve dhe e-mailet e koordinatorëve për informimin publik mbërriti rreth orës 10:00 një mesazh kërcënues. Ky mesazh ka mbërritur edhe në institucionet e pushtetit vendor të Qarkut Dibër, duke kërcënuar me bombë stafin e punonjësve . “"Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë. Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati" - thuhet në e-mailin kërcënues. Me marrejen e këtij mesazhi kërcënues, pranë institucioneve mbërritën uniformat blu ku bënë kqyrjen e objekteve por që nuk rezultoi të kishte asnjë lëndë shpërthyese. Për rreth dy orë punonjësit dolën nga zyrat deri në konfirmimin zyrtar të policisë së shtetit që nuk kishte lëndë eksplozive. Kjo është hera e tretë që vjen një e-mail i ngjashëm në adresë të institucioneve të pushteti vendor, ndërsa në mesazhin e mëparshëm kërcënohej se Kosova do t’i bashkohej Serbisë.