Ka përfunduar zbatimi i projektit “Ngritja e Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve për Kujdes shoqëror” në Bashkinë Klos i nisur pak muaj më parë. Bashkia e Klosit kishte aplikuar në thirrjen e hapur nga UNDP Albania në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” me fonde të Qeverisë Zviceriane. Zëvendëskryetarja e Bashkisë Klos, Adelina Laçi tha se projekti në fjalë do tju vijë në ndihmë personave me aftësi të kufizuara dhe infrastrukturë cilësore për kryerjen e shërbimeve më cilësore nga zyra e shërbimit social pranë Bashkisë së Klosit. Qëllimi i projektit është krijimi i një infrastrukture të përshtatshme për sektorin social përmes Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve për Kujdes shoqëror. Nga ky projekt do të përfitojë komuniteti në nevojë të Bashkisë Klos dhe stafi përgjegjës për shërbimet sociale. Zbatimi i këtij projekti ka asistuar në paijsjen me materialet e nevojshme, për të ofruar shërbime të kujdesit shoqëror për 4 zyra në 4 njësi administrative të Bashkisë së Klosit, krijimin e një Databaze të ofruesve të shërbimeve shoqërore dhe 1 paketë e plotë me të gjitha format e dokumentacionit duke përfshirë kontakte dhe informacionin mbi referimin, si dhe ndërtimin e rampave për godinën e Bashkisë Klos dhe Njësisë Administrative Gurrë. Rreth 1000 persona pritet të marrin shërbime të kujdesit shoqëror, falë këtij projekti dhe si rezultatet i rritjes së kapaciteteve të stafit të Bashkisën së Klosit. Vlera e investimit është rreth 1.2 milion lekë të rinj.
Kreu Qarku Diber KLOS Projekti “Ngritja e Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve...