Në të gjithë Shqipërinë po zbatohet projekti i bankës botërore i nisur që prej vitesh, për asimilimin e karbonit në vendin tonë. Projekti në fjalë përfshin shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, rehabilitimin e zonave të shpyllëzuara nëpërmjet mbjelljeve të reja si dhe pastrimin e ekonomive pyjore të dushqeve. Ndërkohë në Bashkitë Mat e Klos ky projekt po zbatohet nga dy shoqata, të monitoruara nga shërbimet pyjore respektive. Ekonomia pyjore e njohur si pujka e Bushkashit, prej ditësh i është nënshtruar pastrimit sipas projektit të përcaktuar. Pal Bruka thotë se jo vetëm ai po rreth 12 banorë po punojnë prej ditësh pasi puna pritet të mbyllet shpejt, para se pemët të çelin gjethin e ri të këtij viti.
Qëllimi i projektit është jo vetëm të rivatilizojë ekonomitë pyjore të dëmtuara ndër vite, por edhe të rritë nivelin e oksigjenit, duke shtuar sipërfaqet e gjelbra, apo duke ndihmuar në rigjenerimin e atyre ekzistuese.