Ditën e djeshme pas disa muajve spekulime kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha bëri publike listën e plotë për 12 qarqet e vendit.

Në qarkun Dibër të kryesuar nga Xhelal Mziu bëjnë pjesë edhe 3 matjanë, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe Denisa Vata.

Çollaku i dyti në listë njihet kryesisht për ekspertizën në politikën e jashtme teksa ka shërbyer edhe si zv/ambasador i shqipërisë në SHBA.

Karrierë e tij në PD e ka filluar që në moshë të hershme ku ka mbajtur edhe disa poste të rëndësishme brenda kësaj partie.

Aktualisht Çollaku është pjesë e e Kryesisë Së Partia Demokratike.

E vendosur e treta në listën e PD është intelektualja Dhurata Çupi e cila deri në vitin 2019 ishte deputete e dalë nga listat e qarkut Dibër.

Çupi ka një karrierë të pasur si juriste ku ka shërbyer si në Partinë Demokratike po ashtue edhe në Bashkinë e Tiranës kur kjo bashki është udhëhequr nga demokratët.

Në listat e PD për qarkun Dibër radhitet edhe Kryetarja e FRPD Mat Denisa Vata.

Vata njihet për opozitarismin e flaktë ndaj qeverisë teksa deri para disa viteve mbante postin e drojtoreshës së Pallatit të Kulturës Mat

Arlindo Vani Mattv.al