Partitë politike kishin afatin e fundit deri në orën 24:00 të së Hënës për të dorëzuar në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit. Koordinatorja e Partia Socialiste për Qarkun Dibër, Olta Xhaçka nuk do të garojë në këtë qark, por në Korçë. Ndërkohë lista emërore prej 6 kanditësh e kësaj force politike, kryesohet nga Lavdrim Krashi një emigrant në Britaninë e Madhe. Krashi me origjinë nga Dibra ka qenë pjesë e partisë socialiste që në vitin 1992 si aktivist i FRESSH. Ai ka studiuar për Inxhinieri dhe punon në Bashkinë e Londrës. E dyta në listën e PS është Aurora Mara. Në vitin 2017 garoi në zgjedhjet parlamentare nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa në vitin 2019 ajo pranoi mandatin pas dorëheqjes së ish deputetit Përparim Spahiu dhe ju bashkangjit Partisë Socialiste. Aurora Mara është vajza e mjekut të njohur matjan, Xhavit Mara. I treti në listën e PS është Dionis Imeraj, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë nga posti i Kryetarit të Bashkisë Dibër. Imeraj ishte qytetari i parë i dibrës prej 1 viti e gjysmë, ndërsa më parë ka mbajtur poste në administratën shtetërore kryesisht në sektorin e tatimeve. I katërti në listë është mjeku kirurg nga Bulqiza, Melaim Damzi. Edhe Damzi vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi është zgjedhur nën siglën e kësaj force politike si kryebashkiak i Bulqizës në zgjedhjet lokale të vitit 2015, dhe e drejtoi atë deri në vitin 2019. Ndërkohë i pesti dhe i gjashti në listën e kandidatëve janë Spartak Koltraka e Anisa Gjika. Ndërkohë ish deputetja Almira Xhembulla është lënë jashtë listave të Partisë Socialiste në këto zgjedhje.