Vendi ynë ka njohur zhvillim sa i përket vreshtarisë e cila po zgjerohet çdo vit e më shumë në sipërfaqe. Jo të gjithë kultivuesit e hardhisë e tregtojnë rrushin siç e vjelin. Ka nga ata që në mënyrë artizanale apo në fabrika e kthejnë në verë, e një pjesë e vogël, e kthejnë në raki. Një ndër këta prodhues është edhe Skënder Bajraktari nga fshati Pocest i Dibrës. Skënderi shprehet se për shkak të çmimit të ulët që e kërkojnë grumbulluesit, ai nuk e ka shitur ndaj e zien raki me metodat tradicionale, por edhe ajo nuk ka shumë shitje.

Skënder Bajraktari kërkon që shteti të mundësojë tregun e këtij produkti në mënyrë që prodhimi të mos i mbetet pa shitur.

Nga prodhimi i rrushit të vitit të kaluar, Skënder Bajraktari thotë se ka afro 1.2 ton raki që ende nuk e ka shitur.