Sëmundja e pishës apo siç njihet ndryshe procesionarja vijon të dëmtojë masivet pyjore me drurin halor të pishës. Ky është masivi me pisha në Njësinë Administrative Fushë – Bulqizë. Pamjet janë vërtetë të trishta pasi pothuajse çdo pishë është e tharë.
Specialistët e pyjeve thonë se faktori kryesor është Procesionarja e cila i dëmton skajet e degëve të saj. Drejtori i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Bulqizë, Roland Dedja, tha se procesionarja ka prekur pothuajse çdo masiv pyjor me pishë dhe se po shkakton një dëm të madh ekonomik. Dedja shtoi se sëmundja duhet luftuar para se të thajë çdo rrënjë pishe.
Pastrimi nga procesionarja mund të bëhet në dy mënyra, ajo kimike me anë të spërkatjes nga ajri dhe ajo mekanike më anë të prerjes së pjesëve të infektuara. Megjithatë, të dyja këto kanë një kosto të madhe.