Mbi 50% e banorëve të Njësisë Administrative Martanesh në Bulqizë kanë marrë dozën e parë apo të dyja dozat e vaksinës antiCovid. Në qendrën Shëndetësore të kësaj Njësie Administrative, e cila është edhe pikë vaksinimi janë paraqitur deri tani 1425 banorë të cilët kanë marrë të dyja dozat apo njërën dozë të vaksinës. Kryevaksinatorja e kësaj qendre, Zyra Dedja thotë se procesi ka vijuar normalisht që me ardhjen e vaksinës së parë në këtë qendër.
Ndërkohë edhe në këtë zonë ashtu si në të gjithë vendin ka patur refuzues të vaksinës. Ka patur nga ata banorë të cilët kanë marrë dozën e parë dhe kanë refuzuar të marrin dozën e dytë të vaksinës, duke deklaruar vetë në formular refuzimin.
Njësia Administrative Martanesh përbëhet nga rreth 2200 banorë.