Banorët e fshatit Batërr e Madhe në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit, shprehen se rrezikojnë për të katërtin vit radhazi të mbeten pa vaditje. Sipas tyre, shkak për këtë është bërë dëmtimi i veprës së marrjes së kanalit vaditës katër vite e më parë, e që nga prishja e tij nuk është vënë më në funksion të kanalit. Në këto kushte, banorët shprehen se nuk do të shkojnë as ë votime nëse uji vaditës nuk shkon pranë tokave të tyre.

Kryetari i Fshatit Batërr e Madhe, Hazis Ruçi thotë se vepra e marrjes e ndërtuar një vit më parë nuk e kreu funksionin, pasi u dëmtua pa ardhur sezoni i vaditjes. Sipas tij, Bashkia e Matit ka premtuar ndërhyrjen, por deri tani nuk është realizuar.

Janë rreth 300 hektar tokë bujqësore e fshatit Batërr e Madhe që mbetet pa vaditur për shkak të kanalit vaditës që merret nga zalli i Frankthit.