Vetëm një ditë ka mbetur nga afati i aplikimeve për të përfituar naftë falas nga të gjithë ata që zotërojnë tokë bujqësore në ngarkim. Por ndonëse një pjesë ka aplikuar për të përfituar nga kjo, një pjesë e zotëruesve të tokave bujqësore nuk kanë mundur, pasi ka probleme në procesin e azhornimit të tokës. I tillë është edhe rasti i blektorit Xhavit Arriku nga fshati Mishtër i Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Xhaviti thotë se zotëron 4 hektar tokë bujqësore, por për shkak të problemeve në procesin e azhornimit, nuk ka marrë çertifikatën e pronësisë, ndaj dhe nuk mund të përfitojë naftën.
Me datë 25 Shkurt, nëse nuk do të ketë shtyrje, mbyllet procesi i aplikimeve për marrjen e naftës falas nga fermerët.