Segmenti i Rrugës së Arbrit nga Qafa e Buallit deri vendi i quajtur Pishat që prej ndërtimit të tij ka patur probleme të shumta, qoftë në rënien e gurëve apo çedim të karrexhatës. Por më problematike situata në këtë aks rrugor paraqitet mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.
Duke qenë se ky segment përdoret shumë nga banorët përreth por edhe qytetarët që e shfrytëojnë për vrap, është kthyer në burim aksidentesh. Një rast i ngjashëm ishte edhe ai it re ditëve më parë ku humbi jetën biznesmeni i kromit 53 vjeçari Murat duriçi. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës thonë se në këtë segment mungon trotuari për lëvizjen e këmbësorëve apo ndriçimi.
Mjetet në këtë segment rrugor lëvizin me shpejtësi deri në 100km/orë, e si të mos mjaftonte kjo, në të lëvizin lirshëm edhe kafshët duke u bërë një burim i rrezikshëm aksidentesh.