Mat Televizion ngriti publikisht problemin e kufijëve territorial në procesin e regjistrimit të pasurive publike nga pushteti vendor në Mat e Klos. Nga ky proces në hartën e gjeoportalit vihej re një cënim i kufijëve territorial të bashkive Mat e Klos nga bashkitë fqinje, ku Matit i merrej një sipërfaqe prej 1700 hektarësh e Klosit rreth 950 hektar. Mat Televizion ju drejtua zyrtarisht edhe instancave të larta që kanë të bëjnë me këtë proces. Ne ju drejtuam zyrtarisht Agjensisë për Mbështetjen e Qeverisjes Vendore pranë Ministrisë së Brendshme ku morëm një përgjigje zyrtare nga drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni Bekim Murati. Sipas shkresës zyrtare Murati thekson se ndarja e kufijëve territorial të njësive vendore bazohet në ligjin 115/2014 për “Ndarjen Administrative Territoriale”. Mbi bazën nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, miratuar pas reformës territoriale është marrë vendimi i Këshillit të Ministrave numër 360 datë 29.05.2019 për miratimin e hartës së përditësuar të kufijve territorial të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Në zbatim të nenit 93 pika 2 të ligjit nr. 139/2015, “Për vetë qeverisjen vendore” thekson se, Këshilla tbashkiakë, bazuar në ligjin në fuqi përndarjen administrativo-territoriale, miratojnë me vendim hartën e përditësuar të kufijve ndarës administrativo-territorialë të njësive administrative dhe fshatrave në përbërje të tyre, sipas standardeve të përcaktuara gjeohapësinore. Siç është parashtruar dhe nga shkresa nr. 212/5 datë 17.06.2019 e Drejtorisësë GIS-it Kombetarë dhe Gjeoportalit, përpërditësimin e e kufijve ndarës administrative-territorial të njësive administrative dhe fshatrave në përbërje të tyre, sipas vendimit përkatës të këshillave bashkiak, pasi kjo ndarje territorial është lënë në kompetencën e bashkive” – thuhet ndër të tjera në shkresë.

Po ashtu, kthimpërgjigja mbyllet:
“Çdo problem ose konflikt ndërkufitare ndërmjet Njësive të Qeverisjes Vendore, duhet zgjidhur me dakortësi ndërmjet tyre. Në rast mosmarrveshje me dialog, cdokush mund ti drejtohet gjykatës përkatëse në Republikën e Shqipërisë për zgjidhjen e konfliktit”.