Pak kohë më parë rruga e fshatit Kodra e Danit në Njësinë Administrative Fushë – Bulqizë u asfaltua deri në hyrje të fshatit. Por banorët thonë se gjendja e rrugës së brendshme të fshatit apo rrugët e lagjeve janë në gjendje skandaloze. Banorët radhitin edhe problemin me ujin e pijshëm e atë vaditës. Ky fshat ka një ndër resurset më të mira natyrore, Malin e Bardhë, por atje thonë banorët shkohet vetëm me motomjet.   Një tjetër problem që kanë banorët e këtij fshati janë edhe gjobat e OSHEE të vendosura më shumë se 10 vite më parë, por që i pengon për çdo gjë. Ata shprehen se as që janë vendosur në dijeni të këtyre gjobave, por për shkak të tyre, ata nuk marrin shumë shërbime pasi rezultojnë debitor ndaj OSHEE.

Banorët e Kodrës së Danit paralajmërojnë se nëse nuk ju zgjidhen problemet do të bojkotojnë zgjedhjet e 14 Majit.

Enver Doçi