Pjesa më e madhe e banorëve të Bulqizës përdorin si lëndë djegëse drutë e zjarrit. Kërkesat për të janë në rritje e po ashtu edhe çmimi për metërkub apo metërsterë. Qytetarët shprehen se vitin e kaluar një metërkub dru zjarri është shitur me 3700 lekë të rinj nga Bashkiae Bulqizës, ndërsa këtë vit pritet të shkojë deri në 4 mijë. Duke qenë se Bulqiza është një vend i ftohtë dhe dimri zgjat shumë, vetë banorët thonë se alternativa më e mirë për ngrohje mbeten drutë e zjarrit, sidomos këtë vit që është paralajmëruar edhe rritje e çmimit të energjisë elektrike. Shumë prej banorëve i kanë siguruar drutë e zjarrit, ndërsa të tjerë presin që t’i marrin në ditët në vijim, pasi Bashkia e Bulqizës ende nuk e ka krijuar sasinë e nevojshme për tjua shitur qytetarëve.

  Megjithëse përdorin dru zjarri për ngrohje, çmimi në rritje i kësaj lënde djegëse po bëhet gati i papërballueshëm nga viti në vit për shumë familje Bulqizake, kryesisht për ato me të ardhura të pakta ekonomike.