Pritej prej vitesh, nis puna në Sheshin “Ahmet Zogu” dhe parkun “Mbretëresha Geraldinë”

0
23

Ka nisur puna për zbatimin e projektit për rehabilitimin dhe rigjenerimin e sheshit “Ahmet Zogu” dhe Parkut Mbretëresha Geraldinë në qytetin e Burrelit. fondi i dhënë nga qeveria shqiptare nëpërmjet fondit shqiptar të zhvillimit është rreth 69 milion lekë të rinj pa Tvsh. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se ky projekt jo vetëm që do t’i japë një imazh tjetër qytetit të Burrelit, por do të krijojë akoma më shumë hapsira çlodhëse për qytetarët. Nga ana tjetër, Malaj tha se pas këtij investimi do të nisë edhe zbatimi i një projekti tjetër në sheshin “Demokracia” ku aktualisht është busti i mbretit “Ahmet Zogu”. Po ashtu, kryebashkiaku Agron Malaj tha se do të propozohet në këshillin bashkiak ndryshimi i emërtesave të shesheve që sheshi ku ndodhet aktualisht busti i mbretit Zog të mbajë edhe emrin e tij. Afati i mbylljes së punimeve në sheshin “Ahmet Zogu” dhe Parkun “Mbretëresha Geraldinë” është nga Qershori i këtij viti deri në Mars të vitit të ardhshëm.