Familja mbetërore shqiptare prej disa vitesh ndan pako për fëmijët e shkollave në Mat në vigjilje të Krishtlindjes dhe vitit të Ri. Këtë vit nismës së fondacionit “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” i është bashkuar Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, me drejtues Ylli Doçin, një tjetër matjan që kontribuon për vendlindjen e tij. Fillimisht u ndan dhurata për fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Bajram Koçi” në fshatin Burgajet të njësisë Administrative Lis në Bashkinë e Matit. Për ndarjen e këtyre dhuratave ishte i pranishëm Princ Leka II, Drejtori i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha etj.
Më pas, mbi 150 pako iu dhuruan fëmijëve të kopshtit numër tre të qytetit të Burrelit. Nën organizimin e drejtorisë së këtij kopshti, Princ Leka II, Pastori Ylli Doçi, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha u pritën me një aktivitet festiv.
Fëmijë e prindër falenderuan të pranishmit për dhuratat e bëra.