Është prezantuar këtë të premte projekti për zhvillimin e Parkut Natyror Liqeni i Ulzës dhe zonat përreth tij. Në prezantimin e nisjes së zbatimit të këtij projekti ishte vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi dhe përfaqësues të firmës zbatuese të projektit në fjalë. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se ky projekt do t’i japë një tjetër dimension zhvillimit të turizmit në këtë zonë si dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike të familjeve në Ulëz.
Ndërsa Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi tha se projekti nuk cënon aspak statusin e parkut, por përkundrazi i jep akses turizmit në disa dimensione.
Projekti në fjalë përfshin rehabilitimin e vijës liqenore poshtë qytezës së Ulzës, ndërtimin e kullave të vrojtimit, krijimin e hapsirave për plazh liqenor etj.