Presidenti i vendit, Ilir Meta bën thirrje për ruajtjen e qetësisë deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Kreu i Shtetit nga ana tjetër thotë se ka një përzgjedhje të qëllimshme të kutive që janë numëruar deri tani.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve. Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, thotë presidenti.