Prej sot, Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë!

Në rradhë të parë, ky fakt më zgjon një ndjenjë përgjegjësie për të vepruar përherë në interesin kombëtar dhe në interes të zgjedhëzve për të përfaqësuar denjësisht vullnetin e tyre.

Në këtë kontekst ndjej edhe një detyrim, që t’i shtoj forcës politike qeverisëse, energji dhe ide të reja duke shfrytëzuar në maksimum përvojën time shumëvjeçare në administratën publike të Britanise së Madhe dhe arsimimin tim, duke përfshirë trajnimet e mia si manaxher dhe drejtues projektesh në shërbim të qytetarëve.

Është një e detyrë që e pranoj me perulje dhe që do marrë përkushtimin tim maksimal për të kontribuar sa me shumë për të ardhmen e Shqipërisë evropiane që të gjithë dëshirojmë.

Sigurisht që pas sukseseve të 8 viteve të fundit, pritshmëritë nga elektorati janë shumë të larta. Duke njohur dhe kolegët deputetë më të vjetër e mbështetur nga afër punën e tyre të palodhur, jam i ndërgjegjshëm dhe i gatshëm që kjo do jetë një punë pa orar, natë e ditë dhe jam me fat që familja ime e mrekullueshme më ka mbështetur paraprikisht që të gjitha energjite e mia të përqendrohen në shërbim të bashkqytetarëve të mi në Dibër që t’i japim kësaj treve zhvillimin e merituar.

Unë vetë jam shumë i lidhur edhe me komunitetin shqiptar jashtë vendit dhe do doja shumë që të përdorim jo vetem rrjetin e derimëtanishëm, por edhe të thithim sa më shumë talente të tjera nga diaspora jonë e mrekullueshme.

E vërteta thuhet siç është – sfidat janë të mëdha, por suksesi i kaluar më bën të ndihem optimist që ky model i sprovuar bashkpunimi mes sektorit publik dhe privat të zbatohet edhe në zonën time elektorale. Kam shume plane dhe ide dhe mezi pres t’i diskutoj me koleget deputetë, ministra, drejtorë etj. por edhe me takimet e vazhdueshme dhe të përhershme që kam planifikur me patriotët e mi Dibranë dhe jam i bindur që mes këtyre dy forcave të pandalshme i vetmi rezultat i mundshem është suksesi, të cilin shpresoj ta rrisim në mënyrë eksponenciale.

Eksperienca më ka mësuar që të mos stepem për të marrë iniciativa të reja, pse jo edhe pak të panjohura dhe ta shoh çdo sfidë si një mundësi për të mësuar dhe përmirësuar. Asgjë nuk është e pamundur kur motivohesh për të bërë gjënë e duhur në shërbim të komunitetit dhe atdheut.

Me pak fjale, pres qe grupi ynë parlamentar të na bëjë të gjithëve krenarë për vendin ku jetojmë për Shqipërinë tonë të mrekullueshme se cilës nuk i mungon asgjë për të qenë një shtet i sukseshem dhe i begatë, jo vetëm për shtetasit e saj por edhe një faktor stabiliteti dhe zhvillimi ne Ballkan dhe më gjerë.