Sistemi i ndriçimit në rrugët e qytetit të Burrelit po përmirësohet nga ndërhyrja që po i bëhet me anë të Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Elson Reçi tha se shumë rrugë ishin kthyer në problem për qytetarët pasi nuk kishin ndriçim. Sipas tij, vetëm në këtë fazë janë bërë disa vendosje ndriçeuesish dhe janë riparuar të dëmtuarit.
Po ashtu, vitin e ardhshëm është planifikuar ndriçimi i çdo lagjeje apo rrugë në qytet. Krahas ndriçimit, bashkia ka shtuar numrin e koshave të vegjël në rrugët e qytetit në mënyrë që mbeturinat e çastit të hidhen në to, e jo në tokë.
Lagjet me më pak ndriçim në qytetin e Burrelit mbeten “Drita” dhe “Pjetër Budi” në anën jugore të saj.