I gjendur në ditën e parë të shkollës në Klos, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se gjatë këtyre ditëve është punuar nga të gjitha bashkitë për bërjen gati të godinave arsimore. Sipas Shehut në të gjithë Qarkun, shkollat janë me kushtet optimale për të zhvilluar mësim, me ujë, energji elektrike etj. prefekti Nebxhbedin Shehu u shpreh se nga vëhgimet e bëra në terren, rezulton se në të gjitha shkollat ku ka nisur mësimi, janë zbatuar rregullat mbrojtëse anti-Covid.
Por në shkollat e qytetit të Bulqizës në ditën e parë të mësimit nuk kishte termometër. Ndonëse fëmijët ishin të pajisur me maska dhe u futën brenda duke ruajtur distancën sociale, matja e temperaturës me termometër dixhital nuk u realizua si një ndër kushtet e protokollit të sigurisë për rikthimin e nxënësve në klasa.
Sa i përket Shkollës së Mesme të Bashkuar “Haxhi Lata” Suç, prefekti Nexhbedin Shehut tha se nxënësit janë sistemuar në mjedise të tjera dhe se ministria e arsimit ka premtuar financimin për ndërtimin e një shkolle të re.