Shfaqja e vatrave të zjarrit në të gjithë Qarkun Dibër, ka bërë që prefekti i këtij qarku tju kërkojë institucioneve të mbrojtjes nga zjarri, uniformave blu dhe atyre mbrojnë masivet pyjore të rrisin vigjilencën në këtë periudhë pasi dëmet mund të jenë shumë të mëdha. Duke u ndalur tek rastet e deritanishme, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu shprehet se sipërfaqja e përshkuar nga flakët ka arritur deri në 18 hektarë në Mazhicë të Bulqizës. Sipas Shehut situata bëhet edhe më delikate në vazhdim për shkak se thatësira do të zgjasë dhe temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.
Nga ana tjetër, Shehu tha se i është kërkuar policisë vendore të zbardhë çdo zjarrvënie dhe autorët të vihen para drejtësisë.