Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu iu ka kërkuar institucioneve vendore në këtë qark dhe atyre qëndrore në nivel vendor të përgatiten për situatën dimërore. Shehu tha se institucionet po bëjnë gati grupet e punës dhe materialet e nevojshme për përballimin e çdo situate të mundshme që do të vijë gjatë sezonit dimëror 2020 – 2021. Deri tani sipas tij, janë vetëm disa akse në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar që nuk kanë lidhur kontratën e mirëmbajtjes pasi iu ka mbaruar afati, por pritet që shumë shpejt edhe këto rrugës mes të cilave është edhe ajo Ura e Ulzës qendër Ulëz, të kenë kontraktor mirëmbajtës.
Nga ana tjetër, Shehu tha se Bashkitë duhet të sigurojnë lëndën djegëse për institucionet arsimore deri me datë 15 Nëntor, datë e cila ligjërisht duhet t’i gjejë shkollat me ngrohje.