Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu shprehet se mbi 80% e veprave vaditëse në Qarkun Dibër janë aktualisht në dispozicion të fermerëve në sezonin vaditës. Shehu tha se bashkitë kanë nisur punën që në muajin Shkurt për të hapur kanalet vaditëse dhe vënë në funksion veprat e tjera. Po ashtu, sipas Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu edhe hidrocentralet e vogëla që janë ndërtuar në territore apo që operojnë me ujin që gjatë verës përdoret për vaditje, kanë ndërprerë punën e tyre dhe uji shkon tek fermerët.
Puna për pastrimin apo riparimin e veprave vaditëse sipas prefektit Shehu ka nisur me vonesë vetëm në Bashkinë e Dibrës.