Prefekti Shehu: deri me 15 Qershor të gjitha veprat vaditëse duhet të jenë në funksion

Prefekti Shehu: deri me 15 Qershor të gjitha veprat vaditëse duhet të jenë në funksion

  Rrritja e temperaturave ka shtuar nevojën për vaditjen e të mbjellave nga fermerët. Por teksa kjo ka ndodhur, fermerët e shumë zonave në të gjithë qarkun Dibër nuk kanë ende ujë vaditës. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se në të katër bashkitë po punohet aktualisht për vënien në funksion të veprave vaditëse në mënyrë që fermerët të kenë ujë të paktën deri me datë 15 Qershor.   Sa i përket kanalit vaditës të Klosit, Prefekti Nexhbedin Shehu tha se edhe në kanalin e Klosit po punohet për ta vendosur atë në funksion të plotë për të gjithë luginën e Matit. Ashtu si veprat e tjera, edhe kjo vepër vaditëse pritet të jetë në funksion me datë 15 Qershor. Megjithëse puna për vendosjen në funksion të veprave vaditëse kishte nisur herët, shirat e muajit Maj dëmtuan shumë prej kanaleve, duke detyruar autoritetet të rikthehen për riparimin e dëmtimeve.