Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka folur për situatën e krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shehu thotë se problemet më të mëdha janë shënuar në Bashkitë Mat e Klos.
Sipas tij, deri tani janë raportuar rreth 300 raste të dëmeve nga tërmeti i fundnëntorit. Situata problematike sipas prefektit Nexhbedin Shehu paraqitet në Klos e Mat, ndërsa në Bulqizë janë dy pallatet e lagjes së re.
Sipas Prefektit Nexhbedin Shehu familjet që janë aktualisht pa banesë për shkak se ato ju janë dëmtuar nga tërmeti, iu është siguruar çadra dimërore që mund të rrijnë në to.
Verifikimet e dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit nuk janë mbyllur ende, duke bërë që shira e banorëve që mund të mbeten të pa strehë të rritet edhe më tej.