Qarku i Dibrës vijon të jetë i paprekur nga virusi korona, ndërsa vëmendja e institucioneve vendore e qendrore sipas prefektit Nexhbedin Shehu është e madhe. Shehu tha se pushteti vendor po bën çështë e mundur për tju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Po ashtu Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu u shpreh se po merren masa që të respektohet distanca në tregje apo në institucione të tjera për të shmangur përhapjen e Covid-19. Nga ana tjetër, Prefekti Shehu iu kërkoi qytetarëve që të respektojnë masat, duke u sensibilizuar, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ndërpritet zinxhiri i infektimeve të virusit korona.