Drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor dhe përfaqësues të pushtetit vendor zhvilluan mbledhjen e parë për këtë vit kalendarik me prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu e Nënprefektin e Matit, Hasan Pasha. Mbledhja e radhës konsistoi në raportimin e realizimit të detyrave të lëna nga mbledhja e kaluar.

Drejtuesit dhe përfaqësuesit e institucioneve që ishin të pranishëm në këtë mbledhje, raportuan mbi punën e bërë gjatë muajit Dhjetor si dhe problematikat me të cilat janë përballur. Nga ana e përfaqësuesve të pushtetit vendor u raportuar në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, për familjet të cilat kishin raportuar dëmtime. Po ashtu, situata dimëror mori një tjetër vëmendje në këtë mbledhje.

Megjithëse në muajin Dhjetor dhe Janar nuk ka patur reshje dëbore si vitet e kaluara, prefekti kërkoi mbajtjen e gatishmërisë edhe për në vazhdim pasi mund të ketë reshje shiu apo dëbore.
Nga ana e arsimit u raportuar që mësimi ka vijuar normalisht në të gjitha shkollat, e nuk janë hasur probleme në ngrohje.