Prefekti, mbledhe për sistemin e bujqësisë

Prefekti, mbledhe për sistemin e bujqësisë

Për t’i paraprirë sezonit të vaditjes i cili nis nga muaji Qershor, prefekti i Qarkut Dibër ka thirrur në një takim përfaqësuesit e sektorit të bujqësisë në të katër bashkitë e qarkut. Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e bashkive, prefekti ka kërkuar angazhim maksimal për vënien në kohë të veprave vaditëse. Sipas Shehut bashkitë kanë nisur punën për pastrimin e kanaleve dhe riparimin e të gjitha dëmtimeve që kanë pësuar këto vepra vaditëse gjatë stinës së dimrit. Po ashtu, një tjetër temë diskutimi ishte edhe këshillimi i fermerëve për tu bërë pjesë e skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Nga ana tjetër, Prefekti Nexhbedin Shehu tha se po punohet për zbatimin e një projekti të bankës botëror pët të ndërtuar një hapsirë të madhe frigoriferike që fermerët e Dibrës të mos kenë nevojë ta hedhin pordhimin apo ta shesin nën kosto, por ta ruajnë aty. Vonesa në vënien në funksion të veprave vaditëse ka sjellë pasoja për fermerët e qarkut Dibër thuajse çdo vit.