Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se tashmë rifreskimi i listave të zgjedhësve ka hyrë në fazën e fundit.
Sipas Shehut ministria e brendshme nëpërmjet drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile ka bërë të mundur futjen në listën e zgjedhësve edhe të personave që kanë mbushur 18 vjeç që nga rifreskimi paraardhës.
Prefekti Nexhbedin Shehu iu kërkoi të gjithë qytetarëve që të verifikojnë edhe njëherë nëse i kanë emrat në listën e zgjedhësve sipas qendrave të votimit që kanë patur në zgjedhjet e kaluara.