Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu ka përsëritur thirrjen e tij ndaj pushtetit vendor për shërbimet ndaj qytetarëve. Shehu iu kërkoi katër bashkive të Qarkut Dibër të vijojnë punën normalisht në këtë fazë tranzitore të pushtetit, duke mos lënë asnjë qytetar pa shërbimin e nevojshëm. Një ndër problematikat që është vërejtur gjatë këtyre ditëve sipas Prefektit Shehu ka qenë vaditja, ku disa bashki nuk ka qenë efiçente në shërbim të fermerëve.

Nga ana tjetër Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se është shumë e rëndësishme që në këto ditë të nxehta, fermerët e gjithë qarkut Dibër të kenë ujin vaditës të menaxhuar nga pushteti vendor.