Ku kanë mbetur rreth 45 ditë nga skadimi i afatit të shtyrjes së vlefshmërisë së dokumentëve biometrik të marrë 10 vite më parë, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu iu ka bërë edhe njëherë apel qytetarëve që të nxitojnë pasi koha po mbaron.
Prefekti Shehu tha se skadimi i kartës së identietit apo i pasaportës biometrike kufizon shërbimet apo udhëtimet e qytetarëve. Në këtë mënyrë, ai tha se tashmë që zyrat e aplikimeve janë shtuar në të gjithë Qarkun Dibër, qytetarët të nxitojnë e të mos presin limitet kohore.
Në të katër bashkitë e Qarkut Dibër tashmë prej javësh janë shtuar zyrat e shërbimeve për palikime për dokumentët biometrik e kjo erdhi si pasojë e radhëve të mëdha që u krijuar në zyrat që ndodheshin në qendrat e bashkive.