Home Blog Page 315

Aleksander Ceferin takim me Edi Ramën, zgjedhjet e FSHF mund të shtyhen

0

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me kryeministrin Rama në selinë e qeverisë shqiptare, ndërsa më pas ka planifikuar një takim me presidentin e FSHF, Armand Duka.

Ceferin mbërriti në Kryeministri pikërisht me makinën e Dukës, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm në takim. Diskutimet pritet të lidhen me tensionin e krijuar përpara Asamblesë Zgjedhore për kreun e Federatës së Futbollit si dhe organizimit të finales së Conference League në Tiranë, në datën 25 maj.

Pikërisht në lidhje me zgjedhjet, ekziston një mundësi shumë reale që ato të shtyhen për tej datës 2 mars, kur janë planifikuar të mbahen. Praktikisht në të gjitha asambletë e shoqërive rajonale të futbollit  ka pasur kontestime për zgjedhjen e delegatëve, të cilët i kanë ankimuar në prokurori dhe për këtë arsye zgjedhjet për kreun e FSHF mund të shtyhen. Afati maksimal është deri në qershor, kur edhe përfundon mandati i presidentit Duka.

Propozohet kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës/ Mat Tv e zbuloi disa javë më parë

Është zbuluar këtë të enjte kandidati i tretë që do të garojë për kryetar të Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars. Dega e Partisë Demokratike në Dibër i ka propozuar qendrës emrin e Luan Hakës si kandidat për të garuar me 6 Mars. Ndërkohë që përzgjedhja e Hakës është bërë mes disa emrave të propozuar nga baza në degë, ku më pas u vendos që ai t’i propozohej kryesisë. Luan Haka ka qenë i angazhuar prej shumë vitesh në Partinë Demokratike në Dibër. Ai ka mbajtur disa poste drejtuese në institucione kyçe në zonë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të Prillit të vitit të kaluar, ai ishte kandidat për deputet në Qarkun Dibër i radhitur i pesti në listën e Partisë Demokratike.

Kandidatët që do të tentojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Dibrës për të paktën një mandate 1 vjeçar është Rrahim Spahiu i Partisë Socialiste, Luan Haka i Partisë Demokratike dhe Premtim Kryemadhi i kampit të Berishës i cili do të jetë në koalicion edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Akuzohet për tentativë vrasjeje reagon Selita: U mërzita që më kërkuan ID se më njihnin

0

Pas një përlasje me armë zjarri me pronarin e hotelit, reperi i njohur Ervin Selita, i njohur me emrin e artit Vinz, ka dhënë dëshminë e tij në policinë e Tiranës.

Sipas burimeve të ABC , 30-vjeçari në dëshminë e tij është shprehur se është klient i rregullt i hotelit ndaj ishte i mërzitur që i kishin kërkuar kartën e identitetit.

Ai po ashtu ka shtuar se ka qënë nën efektin e alkolit kur ka ndodhur ngjarja.

“Jetoj afër hotelit dhe i njoh mire se jam klient i rregullt. Fakti që me kërkuan kartë identiteti më mërziti se ata me njihnin. Isha i dehur kur ndodhi ngjarja”, ka thënë 30-vjeçari.

Tentoi të vriste pronarin e hotelit. Arrestohet rreperi nga Burreli, Ervin Selita

0

Zbulohen detaje të reja në lidhje me identitetin dhe veprimtarinë e 30-vjeçarit Ervin Selita, i cili pas një konflikti me recepsionisti në një hotel në Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pronarin e saj. Mësohet se Ervin Selita, është reper, pjesë e grupit shqiptar në Londër “Hellbanianz”. Ai njihet me artistikisht me emrin “Vinz”.

Selita ka lindur në Burrel, ndërsa jeton në Britani. Karrierën e nisi atje, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë dhe reperë të huaj.


Vinz ka në repertorin e tij dhjetëra këngë, nga ku spikaten “My Shqipez”; “Nuk ka Dashni”; dhe kënga e tij më e fundit, një bashkëpunim me Stealth, që është publikuar 2 shkurtin e 2022, e titullohet “Poppin Smoke”.

Ish-boksierët i bashkohen ushtrisë/ Vladimir dhe Vitali Klitschko: Duhet të marrim armët në duar për të mbrojtur…

0

Ish-boksierët e famshëm dhe njëherësh vëllezërit ukrainas, Vladimir dhe Vitali Klitschko, të cilët i janë bashkuar ushtrisë ukrainase, kanë deklaruar se të gjithë duhet të marrin armët në duar për të mbrojtur vendin. Ky veprim i Vladimir Klitschko vjen pas atij të vëllait të tij Vitali.

“Përpara se armiqtë tanë të sulmojnë Ukrainën, ata duhet të shohin se ne jemi të fortë, ata duhet të shohin se sa të fortë do të jemi, do të jetë një çmim shumë i dhimbshëm për të gjithë”, tha Vitali Klitschko për CNBC në Kiev të mërkurën.

Ai tha se mbështetja financiare dhe politike, si dhe mbështetja në formën e pajisjeve ushtarake dhe armëve, e bën Ukrainën më të fortë. Ndërsa shtoi se shpreson që diplomatët si në Ukrainë ashtu edhe gjetkë mund ta “ndalojnë këtë agresion. Nëse jo, atëherë duhet të përgatitemi për të marrë armët në duar”, tha ish-boksieri kampion bote. Ndërkaq, vëllai i Vitalit, Vladimir Klitschko, një tjetër ish-boksier tani e cilëson veten si aktivist, tha sot se Perëndimi duhet të jetë i vetëdijshëm për të treguar gatishmëri kur bëhet fjalë për trajtimin e krizave gjeopolitike si armiqësia aktuale midis Ukrainës dhe Rusisë.

I pyetur nëse SHBA-ja po bën mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën pasi ajo përballet me një konfrontim të mundshëm ushtarak me Rusinë, Vladimir Klitschko tha se “nuk ka kurrë mjaftueshëm”.

“Unë besoj se ndonjëherë Perëndimi tregon dobësi në situata të caktuara dhe se ne duhet të jemi më të bashkuar dhe të mbrojmë njëri-tjetrin dhe të mbrojmë interesat tona, të mbrojmë demokracinë tonë për të cilën kemi luftuar. Besoj se ky unitet do të na japë forcë të madhe” shtoi ai, duke vënë në dukje se duhet të ketë NJË komunikim më të mirë midis aleatëve perëndimorë dhe se një pushtim i mundshëm i Ukrainës “do të ishte një problem për të gjithë.”

Rritja e çmimit të naftës, do të kemi më shumë toka djerr?

Çmimi i karburanteve e kryesisht i naftës po vijon të rritet. Pas një periudhe të shkurtër që nuk pati lëvizje, ditët e fundit vihet re një rritje me 8 deri në 10 lekë për litër, duke bërë që çmimi t’i afrohet 200 lekë për litër. Por ndonëse shqetësimi duket se është vetëm për ata që kanë mjete apo përdorin mjete, një tjetër kategori që preket është edhe bujqësia. Për banorët e luginës së Matit, rritja e çmimit të naftës do të thotë rritje të sipërfaqes së tokës e papunueshme. Gjok Menga shprehet se sikur të mos mjaftonte mungesa e rinisë për tu marrë me tokën, por edhe rritja e çmimit të naftës. Sipas tij, këtë vit pritet që sipërfaqja e tokës djerr do të jetë më e madhe se ajo e vitit të kaluar, pasi rritja e karburantit ndikon direkt në rritjen e kostos së proceseve të punës.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka bërë të ditur ende financim pë rata që duan të kultivojnë tokën e tyre, duke i mbështetur me skemën e naftës falas. Nëse ky process do të ndërpritet këtë vit, atëherë shumë pak mund të guxojnë të mbjellin tokat në këtë pranverë që po vjen.

Asnjë gjurmë për dy të zhdukurit në Dibër e Bulqizës

Dy persona kanë humbur gjurmët në harkun kohor të afro një muaji në Dibër e Bulqizë. Rasti i parë ishte ai i Tofik Xhika nga fshati Fush Alije i Bashkisë Dibër. Me datë 26 Dhjetor të vitit të kaluar ai kishte dalë për të peshkuar në lumin Drin i Zi por nuk u kthye kurrë në banesë, duke hedhur dyshimet se ai mund të ishte mbytur në lum.

Për ditë me radhë kërkuan familjarët pothuajse të gjithë vijën lumore nga fshati Fushë Alije e deri në Skavicë, por pa mundur ta gjejnë atë. Edhe kërkimet e repartit të polumbarëve të forcave RENE rezultuan pa sukses. Ata kryen zhytje në zonën ku mendohej të ishte mbytur Xhika, por nuk gjetën asnjë shenjë të tij në ujë.

Në mesin e muajit Janar të këtij viti, 80 vjeçari Sadik Xheka nga fshati Gjuras i Shpenzës në Bulqizë rezulton i zhdukur. Me datë 15 Janar ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer ende. Familjarët kanë treguar se 80 vjeçari vuante nga skleroza, ndaj nuk dihet se ku mund të ketë shkuar. Edhe në këtë rast pati një angazhim të familjarëve e të afërme, por pamundur ta gjejnë atë. Për të dy këto raste autoritetet policore tashmë i kanë të regjistruar si të zhdukur. Nga ana tjetër familjet e të dy personave kërkojnë një tjetër angazhim të instancave përgjegjëse për të kërkuar të afërmit e tyre.

Ndalen reshjet e borës, në Dibër e Bulqizë ende probleme në disa zona

Ndalimi i reshjeve të borës që ranë një ditë më parë ja ka lënë vendin ngircave në Dibër e Bulqizë.

Rruga nacionale Peshkopi – Burrel – Tiranë qarkullohet paprobleme, ndërsa akset Ura e Çerenecit- Steblevë, Qafë Bualli- Krastë, Muhurr-Draj Reç, të kalueshme me zinxhirë. Rruga rurale Peshkopi-Lurë mbetet e bllokuar. Sipas informacionit të emergjencave civile në qark, rrugët kryesore të qendrave administrative Ostren e Trebisht Bulqizës dhe Selisht të Dibrës kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se gjatë këtyre orëve ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, por që është rikthyer. Sa i përket rrugëve, Muliu u shpreh se pushteti vendor dhe firmat kontraktore të rrugëve në varësi të ARRSH janë të angazhuar për hapjen e tyre që qarkullimi i mjeteve t’i rikthehet nomralitetit.

Sipas sinoptikanëve mbrëmjen e sotme temperaturat pritet të zbresin deri në -8 gradë Celsius ç’ka pritet të shkaktojnë ngrica dhe akull në zonat ku ka prani të dëborës.

Rinis qarkullimi në rrugën e Arbrit. Ja si paraqitet situata në Burrel dhe Klos

0

Pas ndalimit të reshjeve të dëborës, qarkullimi në rrugën e Arbrit bëhet paprobleme. Mjetet borëpastruese kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, duke bërë të mundur heqejen e borës dhe kriposjen e rrugës. Prej orëve të para të ditës së sotme, qarkullimi ka vijuar normalisht.

Në Bashkinë e Klosit po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave ku ka prani të madhe të dëborës. Gjatë ditës së sotme në Njësinë Administrative Xibër, kalimi në rrugët e fshatrave Xibër – Hane dhe Ketë bëhej vetëm me zinxhirë. Ndërkohë që Bashkia e Klosit ka nisur punën për hapjen e rrugëve të këtyre dy fshatrave dhe lagjeve të tyre duke dërguar një mjet borëpastrues. Ky i fundit e ka patur të vështirë në disa pika ku poshtë borës ka patur edhe prezencë të akullit i krijuar ditë më parë kur temperaturat atje zbritën deri në -12 gradë Celsius. Po ashtu po punohet edhe në rrugët e fshatrave të Njësisë Administrative Gurrë.

Sa i përket Bashkisë së Matit, mjetet e kësaj të fundit po punojnë për hapjen e rrugëve të fshatrave Vig, Macukull Dukagjin, Gjocaj dhe Selixë. Në këto fshatra po punohet paralelisht me heqjen e borës si dhe hedhjen e kripës dhe skorjes për t’i paraprirë ngricave që do të vijnë në orët në vijim si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave.

Zgjedhjet në Dibër, Haxhimali: Bashkitë të zhytura në borxhe

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit do të jenë një sfidë e madhe për kryebashkiakët e rinj. Aktualisht, 6 bashkitë pa kryetar përkatësisht Shkodra, Lushnja, Rrogozhina, Vora, Dibra dhe Durrësi po përballen me detyrime të prapambetura.

Sipas përfaqësuesit të shoqatave të bashkive, Agron Haxhimali, borxhet e akumuluara vijnë kryesisht si pasojë e detyrimeve të ardhura nga proceset gjyqësore, e ndërsa fondet e pakta e kanë bërë më të vështirë mundësinë e tyre për të investuar në qarqet përkatëse.  

Stoku i detyrimeve është zgjeruar me rreth 10.3% krahasuar me nivelin e regjistruar në fund të 6-mujorit të 2021, duke llogaritur një total prej 7.2 miliardë lekësh.

Për eksperten Adelina Farici, drejtuesit e rinj vendor që do të dalin nga zgjedhjet e 6 marsit do të përballen me një sfidë të re, atë të menaxhimit të këtyre bashkive, duke synuar uljen e nivelit të borxhit dhe ofrimin e më shumë shërbimeve publike për qytetarët.

Bashkitë në vend, me përjashtim të kryeqytetit, kanë një ekonomi lokale të dobët e ndikuar nga  mungesa e investimeve, dhe largimi i popullsisë. Ndërkohë që financat e pushtetit vendor në këto zona janë të varura nga transfertat që jep qeveria nga buxheti.