Home Blog Page 1209

MAT, SHTOHEN PUNËKËRKUESIT

Statistikat në Zyrën e Punës Mat tregojnë se në vitin 2018 u regjistruan 63 punëkërkues të papunë më shumë se gjatë vitit 2017. Rritja e këtij numri ka lidhje edhe me përfitimin e ndihmës ekonomike, ku një ndër kriteret kryesore është regjistrimi në Zyrën e Punës si punëkërkues.

MATI NE FOKUS “TRADITAT E DASMES MATJANE”

0

Emision I perjavshem qe sjell ne fokus ngjarje historike te treves se matit. Ne kete emission flitet per ritet, doket dhe traditat e zhvillimit te dasmes Matjane te sjella nga gjurmuesi dhe studiuesi Artan Kurti.

VIJON UNAZA KLOS

Vijon me ritme të shpejta puna në unazën e Klosit ku firma zbatuese e projketit është gati për të riasfaltuar të gjitha pjesët e dëmtuara të këtij bypassi. Pas këtij stadi, do të bëhet edhe hedhja e shtresës së fundit të asfaltit, në mënyrë që të nisë normalisht qarkullimi i mjeteve mbi të, e sidomos të mjeteve të rënda.

1 MAJ” PUSHIM NE BULQIZE”

0

1 Maji, Dita e Punëtorëve, kaloi në heshtje sot në “Qytetin e Minatorëve”, në Bulqizë, edhe pse mban numrin më të madh të punonjësve në vend. Ndërsa qytetarët janë të ndarë në opinionet e tyre nëse më 1 Maj duhet bërë protestë apo festë, minatorët kanë vijuar edhe sot punën në galeritë private të kromit.

MISTER ZHDUKJA E 32-VJEÇARIT

0

Vijon të mbetet mister zhdukja e 32-vjeçarit Artur Lleshi nga fshati Zogjaj i Bulqizës, i shpallur i zhdukur nga familjarët e tij që prej 10 Prillit 2018. Që prej asaj kohe bashkëshortja dhe tre fëmijët e Arturit nuk kanë asnjë kontakt me 32-vjeçarin, por vetëm apelojnë ndaj strukturave shtetërore të vijojnë hetimet dhe kërkimet për gjetjen e kryefamiljarit të tyre.

AKSIDENTOHEN DY TE RINJ NE BULQIZE

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur të martën në Bulqizë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e drejtimit të mjetit me shpejtësi të lartë. Policia lokale bën me dije se është plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.