Statistikat në Zyrën e Punës Mat tregojnë se në vitin 2018 u regjistruan 63 punëkërkues të papunë më shumë se gjatë vitit 2017. Rritja e këtij numri ka lidhje edhe me përfitimin e ndihmës ekonomike, ku një ndër kriteret kryesore është regjistrimi në Zyrën e Punës si punëkërkues.