1 Maji, Dita e Punëtorëve, kaloi në heshtje sot në “Qytetin e Minatorëve”, në Bulqizë, edhe pse mban numrin më të madh të punonjësve në vend. Ndërsa qytetarët janë të ndarë në opinionet e tyre nëse më 1 Maj duhet bërë protestë apo festë, minatorët kanë vijuar edhe sot punën në galeritë private të kromit.