Vijon të mbetet mister zhdukja e 32-vjeçarit Artur Lleshi nga fshati Zogjaj i Bulqizës, i shpallur i zhdukur nga familjarët e tij që prej 10 Prillit 2018. Që prej asaj kohe bashkëshortja dhe tre fëmijët e Arturit nuk kanë asnjë kontakt me 32-vjeçarin, por vetëm apelojnë ndaj strukturave shtetërore të vijojnë hetimet dhe kërkimet për gjetjen e kryefamiljarit të tyre.