Home Blog Page 1205

Aktivitet në kuadër të ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë


Në kuadër të 2 Prillit ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë, në ambjentet e bibliotekës Mat, u zhvillua një aktivitet me nxënësit e klasës së 5 A të shkollës 9-vjeçare “31 Korriku” të qytetiot të Burrelit, me mësuese Nurie Dema. Fjalën e hapjes e mbajti Përgjegjësja e Bibliotekës Mat, Fiqirete Kurti, ndërsa rreth veprimtarisë së klasës së pestë, foli mësuesja Nurie Dema.
Nxënësit e kësaj klase, pasi folën mbi ditën ndërkombëtare të librit dhe domethënien e tij, interpretuan dramatizime nga autor të ndryshëm të librit për fëmijë.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor, të zyrës arsimore Mat dhe drejtorisë së shkollës 9-vjeçare “31 Korriku”, të cilët vlerësuan aktivitetin si dhe inkurajuan fëmijët që të vazhdojnë ta lexojnë librin si e vetmja rrugë drejt diturisë.
Aktivitetin e ndoqi nga afër edhe poetja Lindita Doda.

Pas disa ditësh më në fund arrihet shuarja e zjarreve

0

Mat, shuhen zjarret

Pas shumë ditësh në flakë e tym, kjo e Martë i ka gjetur pyjet e Matit, të pastra.

Lufta e autoriteteve lokale është mbyllur me sukses një ditë më parë duke shuar tre vatrat e fundit të zjarreve në masivin pyjor me dushqe mbi fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj.

Ndonëse situata për momentin është e qetë, shërbimi zjarrfikës, sektori i pyjeve në bashki, inspektoriati shtetëror i pyjeve dhe detashmenti mbështetës i forcave të armatosura Burrel, janë në gatishmëri të plotë.

Burime nga policia e Matit bëjnë me dije se po heton për rastet e zjarrvënieve, me qëllim vënien e autorëve para drejtësisë.

Zjarret përfshijnë edhe Bulqizën. Shehu: Faj i Bashkive

45 ha pyje digjen në Bulqizë, autoritetet vijojnë luftën në terren
Zjarret në opyje nuk kanë kursyer as Bulqizën. Deri tani mësohet se sipërfaqja e prekur nga zjarret shkon në rreth 45 hektar. Zona më problematike sipas autoriteteve lokale atje është Golloborda me rreth 30 hektar. Vatra më e fundit aktive ndodhet në fshatin Zerqan ku specialistët e shërbimit pyjor e atij zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë kanë nisur ndërhyrjen për ta fikur. Përgjegjësi i Inspektoriatit të Pyjeve pranë Bashkisë Bulqizë, Shaqir Izvira thotë se nuk dihet nëse zjarret janë të qëllimshme apo jo, pasi nuk po hetohet nga organe e policies.
Ndërsa prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu gjen me faj bashkitë të cilat sipas tij nuk kanë krijuar infrastrukturën e nevojshme për të ndërhyrë në të tilla raste.
Gjatë muajit Mars në të gjithë Qarkun Dibër janë shfaqur rreth 123 vatra zjarri.

Mashtrimi i vitit. Hiqej si Edi Rama dhe djali i tij, zbulohet autori

0

Mashtruesi që hiqej si Edi Rama dhe djali i tij, si futi në grackë 3 biznesmenë dhe i mori 500 mijë €

Zbardhet dosja se si Klodian Ciruna premtonte të nxirrte leje ndërtimi, duke përdorur emrin e kryeministrit Edi Rama e djalit të tij. Ciruna thoshte se leket shkonin për kryeministrin dhe Gregorin dhe për ta konfirmuar i çonte mesazhe biznesmeneve.


Klodian Ciruna, një person që herë hiqej si prokuror herë si gjyqtar dhe me dike tjetër prezantohej si djali i kryeministrit, dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit me shumë se një herë” dhe në ditët në vijim Ciruna do përballet me akuzat në gjykatë. Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një Italian duke u marë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro.
Klodian Ciruna, i cili rezulton pranar i një qëndre “Call Centeri” në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka. “Shqiptarja.com” mëson se Ciruna gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar. Ndërkohë që këtyre të fundit u thoshte se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën madje dhe vetë kryeministrin Rama.
Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t’i bindte viktimat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme në euro, të cilët i jepnin me shpresën se Ciruna do i mundësonte leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Madje për të bindur se këto para shkonin për djalin e kryeministrit apo vetë kryeministrin Rama, Ciruna arrinte të telefononte viktimat me numra të ndryshëm, duke u hequr se ishte Edi Rama apo Gregor Rama. I pari që ka rënë në grepin e mashtrimeve të Cirunës, është një biznesmen nga Italia, i quajtur Tommaso Sciavo.
Ky i fundit mësohet se ka një biznes privat për tregtimin e peliçeve dhe xhaketave të lëkurës në zonën e “ish-bllokut” në Tiranë. Italiani është njohur me Klodian Cirunën, i cili sipas tij i është prezantuar si prokuror dhe Ciruna së bashku me disa të afërm të tij e kanë mashtruar duke i thënë të blinte një banesë në shumën prej 30 mijë e 300 euro. Italiani ka paguar këto para, por në fakt nuk është bërë ende dhe sot pronar i kësaj shtëpie.
Njëherësh Ciruna ende nuk ja ka kthyer eurot e marra. Pas këtij mashtrimi Klodian Ciruna piketon viktimën e rradhës ku këtë herë është ndërtuesi Petraq Koka, i cili qysh prej vitit 2003 ka lidhur një kontratë sipërmarje për ndërtim pallati me familjet Muça, Pasmaçi, Shkëmbi, Bodinaku dhe Mjedi. Nga 2003 deri në 2012 Koka ka bërë disa herë tentativa për nxjerrjen e lejës ndërtimore në bashkinë e Tiranës, por të gjitha përpjekjet kanë qënë pa rezultat, pasi territori ku do ndërtohej objekti llogaritej si zonë e gjelbërt.
Sipas tij me shpresën e nxjerrjes së lejës së ndërtimi ai ka zhvilluar një takim me një ndërtues të njohur në Tiranë Fatmir Hoxha, i cili i ka thënë se për të marë lejën në bashki duhet të paguash 180 mijë euro dhe njëherësh e ka prezantuar me Klodian Cirunën. Gjithmonë sipas dëshmisë së ndërtuesit Cirunës fillimisht i ka dhënë shumën prej 100 mijë euro, i cili i ka pohuar se këtë shumë do ia çonte të madhit. “Në total këtij personi i kam dhënë 225 mijë e 500 euro dhe isha në pritje vetëm të daljes së lejës ndrtimore. Por kur leja po vonohej unë kam filluar sms-të me të gjithë numrat që disponoja që më ishin prezantuar si personat që do më zgjidhnin punë”-thotë Petraq Koka. Më tej ky i fundit nënvizon se në tetor 2017 i ka shkuar një sms nga numri 06984XXX, i cili është prezantuar si Gregur Rama, si djali i kryeministrit.
Duke besuar se qënka dhe ky personazh në mes për punën e lejës time kam krijuar një besim në vetvete duke thënë se po mbaroj punë. Por përsëri nga ky numër kam marë shumë premtime për rikonstruksionin e pallatit të konkreseve, rrugën e Qeparoit, por duhet që unë të bëja ndonjë pagesë tjetër. Por duke qënë se kisha marë vetëm premtime dhe asnjë gjë nuk ishte bërë për sa i përket punës që kërkoja të mbaroja, kam filluar ti kërkoj lekët mbrapsht si Klodian Cirunës por edhe personit që më prezantohej si Gregor Rama.
Ndërsa në dhjetor të 2017 në telefon më ka ardhur një mesazh me fjalë fyese duke më thënë se më kërcënon djalin tim, dhe se në fund të mesazhit ishte shkruar “…unë jam Edi Rama…”.Këto kërcënime kanë vijuar deri në janar 2018, me numra të ndryshëm. Ndërsa në datën 26 maj 2018 kam vendosur ti shkruaj kryeministrit Edi Rama,duke e vënë në dijeni se çfarë ka ndodhur, duke i pohuar se kishte rënë preh e një mashtrimi nëpërmjet Klodian Cirunës, i cili me sa duket po abuzon me emrin e kryeministrit dhe djalit të kryeministrit. Nga ana e portalit të kryeministrit Rama ka ardhur përgjigjia me tekst “…nuk e kam idenë për çfarë bëhet fjalë dhe nuk kam asnjë lloj lidhje me asgjë që shkruan…”.
I ndodhur përballë një mashtrimi klasik, biznesmeni ka vendosur që në maj të 2018 të shkojë vetë në Bashkinë e Tiranës dhe të takojë personalisht Detjon Baboçin me detyrë Drejtor i Urbanistikës në bashki dhe Arbian Mazniku me detyrë nën/kryetar Bashkie. Pasi i ka treguar të gjithë historinë e tij dy zyrtarëve të bashkisë, ata e kanë orientuar që Koka ti drejtohet me një kallëzim prokurorisë së Tiranës.
Të njëjtën skemë mashtrimi ka përdorur edhe me biznesmenin Luan Duraj, të cilit Ciruna i ka marë një shumë prej 232 mijë e 500 euro me premtimin se do i nxirte një lejë ndërtimi, pasi sipas Duraj, Ciruna i ishte prezantuar si biznesmen, jurist dhe që kishte shumë lidhje. Plus që shumë shpejt do emërohej gjyqtar ose kandidat për këshilltar ligjor pranë kryeministrit Edi Rama.
Nisur nga kjo situatë Duraj ka pranuar ti dorëzojë shumën prej 232 mijë euro. Por pas dhënies së kësaj shume, Duraj ka filluar të hulumtojë se kush është ky person dhe çfarë përfaqëson,duke kuptuar se kishte të bënte me një mashtrues. Kaq ka mjaftuar që ai të kërkojë sasinë e eurove mbrapsht dhe ti drejtohet prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal për mashtrim.
Marrë nga Shqiptarja.com

Bulqizë: Ujrat e zeza në hyrje të pallatit

Bulqizë, ujërat e zeza në hyrje të pallatit
Banorët e një pallati në lagjen e re të Bulqizës sa herë të hyjnë apo të dalin nga banesat, duhet të përballen me pusetënm e hapur të ujrave të zeza e cila ndodhet në hyrje të pallatit. Siç shihet nga pamjet, kjo pusetë qëndron e hapur prej disa muajsh, ndërsa për riparimin e saj nuk është kujdesur askush. Banorët që jetojnë në pallat hezitojnë të flasin nga frika, ndërsa ata që e gjejnë guximin thonë se është e tmerrshme që një pusetë e tillë të jetë në hyrje të pallatit. Por si të mos mjaftonte ndotja e tmerrshme që shkakton, ajo është edhe një rrezik për fëmijët e vegjël, të cilët mund të biejnë në të në çdo moment.
Janë rreth 100 banorë që përballen me këtë situatë çdo ditë, ndërsa shërbimi higjenosanitar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Bulqizë, vijon të heshtë.

100 hektar pyje te djegura. Stana: Dëmi është i jashtëzakonshëm

0


25 zjarre në pak ditë në Mat, Stana: Sipërfaqja e përshkuar nga flakët.
100 hektar pyje dushqe të djegura nga zjarret, në 25 vatra zjarri ditët e fundit të Marsit është bilanci në Bashkinë Mat. vatra e fundit e zjarrit e shuar gjatë ditës së sotme ishte në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj. Për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikësit e bashkisë Mat, specialistët e inspektoriatit shtetëror të pyjeve dhe specialistët e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit Eknomik, Bujqësisë dhe Pyjeve në Bashkinë Mat.
Në mbi 90% të rasteve të zjarreve, mjeti zjarrfikës e ka patur të pamundur të shkojë deri tek vatra e zjarrit pasi ka munguar rruga. Në këtë mënyrë, zgjidhja e vetme ka qenë përdorimi i pompave të shpinës për të nutralizuar flakët.
Drejtori i Politikave të Zhvillimit Eknomik, Bujqësisë dhe Pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana, thotë se dëmi është i madh, ndërsa insiston që organet kopetente të gjejnë autorët e zjarrvënieve.
Nga ana tjetër përfaqësues të pushtetit vendor i bëjnë apel banorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe nëse konstatojnë zjarrvënie të qëllimshme, të njoftojnë organet e rendit.

Ndërpriten punimet në Arenën Kombëtare, shkak bëhet aksidenti fatal

0

Kur dukej se punimet ishin në rrugën e duhur dhe se stadiumi po merrte formën për të pritur ndeshjet e Kombëtares, punimet aktualisht janë ndërprerë si pasojë e aksidentit të pak ditëve më parë ku një prej punëtorëve fatkeqësisht humbi jetën pasi ra nga lartësia.

Ditën e sotme, inspektorja e zyrës së punës Irena Gjoka, bëri të ditur se punimet në kantier do të ndërpriten deri në momentin kur të përfundojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet që çuan në aksidentin fatal për punëtorin.

Në këtë mënyrë punimet të cilat ishin duke ecur me ritme të shpejta kanë ndaluar, pa pasur një afat konkret për rifillimin e tyre.

Gjithashtu, në hetim pritet të vihet edhe kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e stadiumit, ndërkohë që nuk dihet ende nëse hetimi i ngjarjes do të çojë më pas në vonesën e inaugurimit të Arenës Kombëtare, e cila pritej të niste aktivitetin në muajin qershor.

Ish-deputetja e Matit me deklarata të forta, Çupi: Ministria Xhaçka duhet të thirret në prokurori

0

Dhurata Çupi ish-deputetja e qarkut Dibër Dhurata Çupi ka dalë sot në konferencë për shtyp ku ka sulmuar ashpër ministren e mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo ka deklaruar se ministria ishte në dijeni për zjarrëvëniet dhe për kët arsye duhet te thirret nga prokuroria.

Deklarata e Çupit:

“Olta Xhakça të thirret urgjent nga Prokuroria. Ajo ka treguar se ka patur dijen për zjarret. Deklaratat dhe akuzat e saj janë qesharake. Edi Rama ka nën kontroll, policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Edi Rama duhet të zbulojë një orë e më parë autorët e zjarreve në vend”, – tha Çupi.

Ndërkohë një javë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako në një deklaratë për mediat tha se zjarret në vend janë vënë qëllimisht. Ndërsa i kërkoi Policisë dhe Prokurorisë që të ndalojnë autorët e zjarrvënieve.

A.V mattv.al

Nga Ylli Ndroqi te Samir Mane. Lista e plotë e të privilegjuarëve me tituj Konsuj Nderi

Ministri Gent Cakaj doli sot në një deklaratë ku komunikoj heqjen e disa privilegjeve që deri në ditën e sotme ju takonin Konsujve të Nderit të vendit tonë. Emrat që bejnë pjesë në listë janë mjaft te njohur kryesisht në fushën e biznesit dhe medias.

‘’Në shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lartë diplomatikë.

Deklarata e ministrit Cakaj:

Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.

Informoj të gjithë personat në fjalë do të fillojmë menjëherë me kontaktimin e tyre, dhe do të dorëzojnë targat diplomatike”, u shpreh Cakaj.

Lista e plotë:

Ylli Ndroqi Meksikë Samir Mane Tajlandë
Arben Malaj Austri
Agron Papuli Koreja e Jugut
Avni Ponari Japoni
Rodolf Xhillari Izrael
Gentian Sula Malajzi
Përparim Kalo Danimarkë
Mentor Nazarko Kosovë
Gjergj Leqejza Austri
Shaban Xhabrahimi Bangladesh
Fabrice Ëallaert Belgjikë
Fiqiri Kllari Bosnje Hercegovinë
Krenar Loloçi Kanada
Sotiraq Guga Estoni
Bardhyl Minxhozi Finlandë
Isuf Berberi Islandë
Bujar Lybesha Marok
Vladimir Avrami Qipro
Esat Ademi San Marino
Faik Dizdari Sllovaki
Kastriot Haska Lituani
Teodor Bilushi Itali
Vito Antonio Stigliani Itali
Tomë Preku Maltë
Salim Hoxhaj Bullgari
Artan Stroka Sierra Leone
Elvis Toçi Rumani
Belma Çela Mongoli
Dorian Sadiku Portugali
Kliti Hoti Hungari
Sokol Kraja Letoni
Marinela Jazoj Norvegji
Varuzhan Piranjani Armeni
Seyhan Pencabligblig Pakistan
Loritan Prespa Filipine
Gerian Kuka El Salvador
Zenel Hoxha Afrika e Jugut
Mirton Lika Sri Lanka
Bledi Bajraktari Ukrainë
Ilir Trebicka Uruguaj