Aktivitet në kuadër të ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë

0
18


Në kuadër të 2 Prillit ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë, në ambjentet e bibliotekës Mat, u zhvillua një aktivitet me nxënësit e klasës së 5 A të shkollës 9-vjeçare “31 Korriku” të qytetiot të Burrelit, me mësuese Nurie Dema. Fjalën e hapjes e mbajti Përgjegjësja e Bibliotekës Mat, Fiqirete Kurti, ndërsa rreth veprimtarisë së klasës së pestë, foli mësuesja Nurie Dema.
Nxënësit e kësaj klase, pasi folën mbi ditën ndërkombëtare të librit dhe domethënien e tij, interpretuan dramatizime nga autor të ndryshëm të librit për fëmijë.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor, të zyrës arsimore Mat dhe drejtorisë së shkollës 9-vjeçare “31 Korriku”, të cilët vlerësuan aktivitetin si dhe inkurajuan fëmijët që të vazhdojnë ta lexojnë librin si e vetmja rrugë drejt diturisë.
Aktivitetin e ndoqi nga afër edhe poetja Lindita Doda.