25 zjarre në pak ditë në Mat, Stana: Sipërfaqja e përshkuar nga flakët.
100 hektar pyje dushqe të djegura nga zjarret, në 25 vatra zjarri ditët e fundit të Marsit është bilanci në Bashkinë Mat. vatra e fundit e zjarrit e shuar gjatë ditës së sotme ishte në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj. Për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikësit e bashkisë Mat, specialistët e inspektoriatit shtetëror të pyjeve dhe specialistët e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit Eknomik, Bujqësisë dhe Pyjeve në Bashkinë Mat.
Në mbi 90% të rasteve të zjarreve, mjeti zjarrfikës e ka patur të pamundur të shkojë deri tek vatra e zjarrit pasi ka munguar rruga. Në këtë mënyrë, zgjidhja e vetme ka qenë përdorimi i pompave të shpinës për të nutralizuar flakët.
Drejtori i Politikave të Zhvillimit Eknomik, Bujqësisë dhe Pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana, thotë se dëmi është i madh, ndërsa insiston që organet kopetente të gjejnë autorët e zjarrvënieve.
Nga ana tjetër përfaqësues të pushtetit vendor i bëjnë apel banorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe nëse konstatojnë zjarrvënie të qëllimshme, të njoftojnë organet e rendit.