Mat, shuhen zjarret

Pas shumë ditësh në flakë e tym, kjo e Martë i ka gjetur pyjet e Matit, të pastra.

Lufta e autoriteteve lokale është mbyllur me sukses një ditë më parë duke shuar tre vatrat e fundit të zjarreve në masivin pyjor me dushqe mbi fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj.

Ndonëse situata për momentin është e qetë, shërbimi zjarrfikës, sektori i pyjeve në bashki, inspektoriati shtetëror i pyjeve dhe detashmenti mbështetës i forcave të armatosura Burrel, janë në gatishmëri të plotë.

Burime nga policia e Matit bëjnë me dije se po heton për rastet e zjarrvënieve, me qëllim vënien e autorëve para drejtësisë.