Home Blog Page 1204

Bulqizë, banorët sfidojnë kryeministrin, vazhdojnë të mbledhin krom në stogje


Stogjet e kromit nëpër Bulqizë, edhe pse në disa raste janë rrezik për banorët, ato vazhdojnë të jenë një burim ushqimi për shumë familje. Gra e fëmijë i sheh çdo ditë në këto stogje kromi të cilat nisin që nga Qafa e Buallit e deri në afërsi të qytetit. Siç shihet edhe nga pamjet, gratë dhe fëmijët rrëmojnë papushim në mbetjet e hedhura nga firmat e kromit, me shpresën se do të gjejnë ndonjë gurë të çmuar i cili do tju kthehet në të ardhura.
Tashmë prej kohësh, qëkur instancat shtetërore nisën një fushatë për ndalimin e fëmijëve duke mbledhur krom, edhe të rriturit i shmangen objektivit të kameras. Ata jo vetëm nuk pranojnë të flasin por shprehen se ndjehen të rrezikuara nëse ju shfaqet fytyra.
Gjithsesi, këto gra jashtë kameras shprehen se kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura për familjet, pasi disa prej tyre nuk kanë as burrat të cilët kanë humbur jetën në minjerë.
Situata është vërtetë e dhimbshme teksa përgjatë gjithë rrugës nga Qafa e Buallit e deri në qytetin e Bulqizës, sheh këtë pamje.

Gjendet predha Italiane e Luftës së II-të Botërore në Fier

0

Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Frakull të Madhe të Fierit. Predha është gjetur pranë liqenit nga banorët e zonës dhe më pas është lajmëruar edhe ministria e Mbrojtjes. Mendohet se predha është hedhur gjatë pushtimit të Italisë nga aviacioni italian. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e armatosura të ushtrisë shqiptare dhe ato xheniere të cilat po bëjnë ekspertizën e predhës 3 kuintalëshe. Ushtria ka krijuar një perimetër sigurie për të mos lejuar kalimin e banorëve, apo kalimtarëve të rastësishëm. Ende nuk ka njoftim për evakuimin e banorëve të zonës.

SHBA i dhuron 37 mjete ushtarake forcave të armatosura, së shpejti…

0

SHBA i ka dhuruar Forcave të Armatosura shqiptare 37 mjete të blinduara, ndërsa në ceremoni ë ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones, u shpreh se Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan.

“Kjo aftësi e re e blinduar do të rrisë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë, do të forcojë krahun jugor të NATO-s dhe do të sigurojë fuqi vendimtare luftarake në NATO që mund të dislokohet në mbështetje të operacioneve globale. Ky është një tjetër shembull se si Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Nën drejtimin e shkëlqyer të ministres Xhaçka dhe gjeneral Kollçakut, komunikimi dhe bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i fortë ndërsa shpërndarja e këtyre automjeteve shënon përfundimin e një faze të bashkëpunimit tonë.”

37 mjetet e blinduara dhuruar së fundmi, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcat tona të Armatosura.

Mjetet e mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara, kanë një ekuipazh prej 3-7 ushtarakësh.

Kohë investimesh në bashkinë Klos, Çupa: Ka nisur sistemimi i ujrave të zeza dhe të bardha

0

Nis sistemimi i lagjes “Elezi” në afërsi të Klosit
Bashkia e Klosit ka nisur investimin për sistemimin e ujërave të zeza dhe të bardha në lagjen “Elezi në afërsi të qytetit të Klosit. Tashmë ka nisur puna për hapjen e kanaleve dhe vendosjen e tubacioneve.
Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se investimi do të përfshijë sistemimin e ujërave të ndotura, të bardha, shtrimin e rrugës me kalldrëm si dhe ndriçimin. Sipas kreut të Bashkisë Klos, kjo do të eleminojë të gjitha problematikat që kanë patur banorët e kësaj lagjeje.
Punimet tashmë kanë nisur dhe pritet të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër. Lagjja “Elezi” ishte ndër lagjet ku investimet e bashkisë deri tani e kishin prekur shumë pak.

Burrel, rezervuari i Lagjjes së Re shumë i ndotur por banorët vazhdojnë ta përdorin

Burrel, rezervuari i Lagjes së Re, krejtwsisht i ndotur
Ky rezervuar gjendet në lagjen e re të qytetit të Burrelit apo siç njihet fshati “Burrel”. Rezervuari në fjalë dikur shërbente për vaditjen e dhjetra hektarëve tokë në këtë zonë. Banorët thonë se ai ishte i kontrolluar dhe i pastër, ndërsa pas viteve 90-të, në të derdhen ujërat e zeza e mbeturina nga më të ndryshmet.

Megjithatë, edhe pse në këto kushte, banorët nuk kanë mundësi tjetër për të vaditur, ndaj dhe vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë ujë, edhe pse mund të mos jetë mënyra më e mirë. Gjithsesi, banorët kërkojnë ndërhyrjen e instancave vendore, të bëjnë pastrimin e rezervuarit, devijimin e ujërave të zeza dhe rikthimin e tij si para viteve 90-të.
Edhe pas daljes nga rezervuari, ujërat e zeza vërshojnë në sipërfaqe duke shkaktuar kështu një ndotje të madhe të zonës përreth.

Kategoria e Parë/. Trajneri jep dorëheqjen pas kërcënimeve

0

Një episod tepër i shëmtuar ka ndodhur ditën e djeshme ne qytetin e Shkodrës. Disa persona kanë kërcënuar trajnerin e ekipit Agim Canaj dhe administratorin Suad Lici. Si pasojë stërvitja e planifikuar për ditën e sotme është anulluar dhë në vend të saj është zhvilluar nje mbledhje.

Nga kjo mbledhje, mësohet se tekniku Canaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë, të cilën e mori vetëm një javë më parë. Në këto kushte presioni, ai e ka patur të pamundur vazhdimin e punës në stolin e skuadrës shkodrane, duke e lënë të “ftohtë” këtë stol që kërcënohet vit pas viti.

Kujtojmë se ditë më parë ka qenë Kryebashkiakja e Shkodrës ajo që i ka kërkuar Kryeministrit Rama, të merren masa nga Policia e Shtetit për parandalimin e rasteve të dhunës e vrasjeve në këtë qytet. Tashmë është radha e “Policia që duam” për ta zbardhur këtë rast, i cili tregon situatën e pa stabilizuar që Shkodra po përjeton prej disa vitesh.

Deputetja Hajdari i kthehet kundër edhe Berishës: Reforma e tij…

0

Në fjalën e saj në ditën e sotme deputetja e PD Rudina Hajdari u shpreh se është e papranueshme që Damian Gjiknuri tha se komisioni pret akoma vendimin e demokratëve gjersa Oerd Bylykbashi nuk është më një deputet i parlamentit por thjesht një qytetar i lirë. Ajo gjithashtu ka sulmuar marrëveshjem e 2008 midis Berishës dhe Ramës për reformën zgjedhore.

’Komisionit të reformës zgjedhore i ka mbaruar mandati, që në datën 21 shkurt pa bërë asgjë, ju nuk e keni bërë marrëveshjen me oppzitën e re që është këtu sot.

Erdhi si erdhi puna kjo është një gjë që i përket së shkuarës, ne duhet të ecim para, por më erdhi keq që deklarata e Gjiknurit është ajo cka ndodh në 30 vitet e fundit.

Gjiknuri pa pikë turpi pa pikë trupi i shtriu dorën opozitës duhet të bëheni pjesë.

Ku është dëgjuar kjo që një ish-deputet të jetë bashkëkryetar i një komisioni parlamentar?! Për qytetarët e thjeshtë po ju them në mënyrë të hapur se cfarë po ndodh këtu në mënyrë të heshtur.

Është propozim i drejtpërdrejtë ndërkombëtar për plotësimin e kërkesave, po i shtrijmë dorën opozitës që është jashtë parlamentit, po kalojmë një reformë zgjedhore që nuk ka asnjë ndryshim por na bën më të bukur, por në thelb nuk kanë ndryshim përsa i përket votuesve. Reforma e 2008-tës na ka çuar ne në këtë pikë, ka minuar demokracinë e shqipërisë.

Ky komision duhet të vazhdojë me këta deputetë dhe sduhet të kenë aspak frikë dhe ju duhet të shpalosni mendimin tuaj përsa i përket Reformës Zgjedhore dhe unë do të propozoj se çfarë duhet të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Propozimet që duhet të bëhen për parazitët politikë, duhet të kenë dhe lirinë e tyre dhe nuk duhet cënojnë parimet deokratike.

Marrëveshja e 2008 ka kërkuar monopol bipartiak, duke mos u lënë deputetëve asnjë hapësirë. Unë si deputete do të kërkoj ndryshim esencial të ligjit të partive politike, transparenca e financimeve të partive politike duhet të bëhet në mënyrë të padiskutueshme”, u shpreh Hajdari në fjalën e saj.


Shëbimit spitalor të Bulqizës i shtohen dy mjekë të rinj


Dy mjek të rinj i janë shtuar shërbimit spitalor në Bulqizë. Tashmë gratë e Bulqizës do të marrin në spitalin e tyre shërbimin obstetër-gjinekologjik, pas emërimit të mjekes obstetërgjinekologe, Blerina Zhuka dhe mjekes Jonida Klosi e specializuar në mjekësi interne. Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Haziz Jella tha se me afrimin e këtyre dy mjekeve, tashmë qytetarët do të kenë mundësinë të marrin edhe këto dy shërbime në spital, pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt Peshkopisë apo Tiranës.
Duke qenë se ka munguar prej vitesh shërbimi obstetër-gjinekologjik në spitalin e Bulqizës, jashtë kameras mjeket thanë se mjetet e nevojshme janë shumë të amortizuara.

Kategoria e parë. Trajneri i ekipit të Vorës, Maho: Fitorja me Burrelin tepër e vështirë

0

Vora mposhti Burrelin falë një penalltie dhe tanimë ka shkuar në kuotën e tetë pikëve, dy më pak se Shënkolli i vendit të parafundit. Javën e ardhshme këto dy ekipe zhvillojnë një finale mes tyre. Në fundin e ndeshjes me matjanët, trajneri Rezart Maho u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj gjyqtarit Muska.

Pesë minutat e fundit i drejtoi nga shkallët e tribunës, ndërkohë që për SportEkspres.com ai flet për ndeshjen e fituar me Burrelin. “Për Vorën kjo është një fitore shprese, jo vetëm se matematika na mban ende në ethet e mbijetesës”, thotë fillimisht Maho.a

Më tej ai shton: “Ishim përgatitur që këtë sfidë ta fitonim dhe ia arritëm qëllimit. Fitorja është meritë e gjithë skuadrës. Burreli na vuri disa herë në vështirësi, por e menaxhuam mirë lojën në tërësi, si dhe rezultatin pjesën e dytë. Dalja ime me karton të kuq nuk duhet të ndodhte, por gjithsesi rëndësi ka fitorja”.

Rebeli i Pd në qarkun Dibër Jakimi, shkarkohet nga të gjithë funksionet partiake

Pranoi mandatin e deputetit, Halil Jakimi shkarkohet nga funksionet e PD Bulqizë
Një ndër emrat që nuk pranoi të linte mandatin e deputetit ishte edhe kandidati i 6 në listën e Partisë Demokratike në Qarkun Dibër, Halil Jakimi. Ai dorëzoi një ditë më parë formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe pritet të marrë mandatin e deputetit për Qarkun Dibër. Po në të njëjtën ditë Koordinatori i Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Kreshnik Çollaku ka mbledhur strukturat lokale në Bulqizë. Çollaku tha se kryesia e PD Bulqizë, ka zhveshur nga çdo funksion politik Halil Jakimin.
Pavarësisht kësaj ngjarjeje, Çollaku tha se PD Bulqizë është më e fortë se kurrë për të vazhduar misionin e nisur.
Halil Jakimi është kandidati i parë në radhët e Partisë Demokratike në Qarkun Dibër i cili nuk iu bind vullnetit të Partisë për të mos pranuar mandatin e deputetit. Ai është para krah për krah liderit Basha gjatë takimit të këtij të fundit me banorët e Bulqizës në mesin e muajit Mars.