Një episod tepër i shëmtuar ka ndodhur ditën e djeshme ne qytetin e Shkodrës. Disa persona kanë kërcënuar trajnerin e ekipit Agim Canaj dhe administratorin Suad Lici. Si pasojë stërvitja e planifikuar për ditën e sotme është anulluar dhë në vend të saj është zhvilluar nje mbledhje.

Nga kjo mbledhje, mësohet se tekniku Canaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë, të cilën e mori vetëm një javë më parë. Në këto kushte presioni, ai e ka patur të pamundur vazhdimin e punës në stolin e skuadrës shkodrane, duke e lënë të “ftohtë” këtë stol që kërcënohet vit pas viti.

Kujtojmë se ditë më parë ka qenë Kryebashkiakja e Shkodrës ajo që i ka kërkuar Kryeministrit Rama, të merren masa nga Policia e Shtetit për parandalimin e rasteve të dhunës e vrasjeve në këtë qytet. Tashmë është radha e “Policia që duam” për ta zbardhur këtë rast, i cili tregon situatën e pa stabilizuar që Shkodra po përjeton prej disa vitesh.