Nis sistemimi i lagjes “Elezi” në afërsi të Klosit
Bashkia e Klosit ka nisur investimin për sistemimin e ujërave të zeza dhe të bardha në lagjen “Elezi në afërsi të qytetit të Klosit. Tashmë ka nisur puna për hapjen e kanaleve dhe vendosjen e tubacioneve.
Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se investimi do të përfshijë sistemimin e ujërave të ndotura, të bardha, shtrimin e rrugës me kalldrëm si dhe ndriçimin. Sipas kreut të Bashkisë Klos, kjo do të eleminojë të gjitha problematikat që kanë patur banorët e kësaj lagjeje.
Punimet tashmë kanë nisur dhe pritet të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër. Lagjja “Elezi” ishte ndër lagjet ku investimet e bashkisë deri tani e kishin prekur shumë pak.