Burrel, rezervuari i Lagjes së Re, krejtwsisht i ndotur
Ky rezervuar gjendet në lagjen e re të qytetit të Burrelit apo siç njihet fshati “Burrel”. Rezervuari në fjalë dikur shërbente për vaditjen e dhjetra hektarëve tokë në këtë zonë. Banorët thonë se ai ishte i kontrolluar dhe i pastër, ndërsa pas viteve 90-të, në të derdhen ujërat e zeza e mbeturina nga më të ndryshmet.
Megjithatë, edhe pse në këto kushte, banorët nuk kanë mundësi tjetër për të vaditur, ndaj dhe vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë ujë, edhe pse mund të mos jetë mënyra më e mirë. Gjithsesi, banorët kërkojnë ndërhyrjen e instancave vendore, të bëjnë pastrimin e rezervuarit, devijimin e ujërave të zeza dhe rikthimin e tij si para viteve 90-të.
Edhe pas daljes nga rezervuari, ujërat e zeza vërshojnë në sipërfaqe duke shkaktuar kështu një ndotje të madhe të zonës përreth.