Nga data 6 Janar e këtij viti më shumë se 470 shërbime tashmë nuk do të jepen nëpër zyra, por qytetarët do të mund t’i marrin ato nëpërmjet portalit e-albania.al. Kjo nismë e qeverisë synon shmangien e burokracive të qytetarëve nëpër zyrat e administratës shtetërore.

Ky shërbim duket se parimisht zgjidh një problem të mbartur, por ka edhe anën tjetër të medaljes. Lançimi i këtij shërbimi i ka gjetur qytetarët të papërgatitur. Një situatë e ngjashme është edhe në Klos ku asnjë nga qytetarët e intervistuar, nuk din se si funksionon apo nuk kanë dëgjuar fare për portalin dhe shërbimet e e-albania.

Të gjendur në këtë situatë, qytetarët do të vijojnë të trokasin në dyert e administratës shtetërore, e kjo e fundit do tju kërkojë atyre aplikim nëpërmjet portalit.
Kronika e plote