Policia e Dibrës
Në lidhje me statusin e publikuar në rrjete sociale nga z.Sali Berisha, ku pretendon se Policia e Dibrës ka fshehur një aksident rrugor në Peshkopi, informojmë se:

Në datë 28.05.2019, nga specialistët e Policisë Rrugore nisi procedimi penal ndaj shtetasit V.I., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Kjo pasi rreth orës 20:20, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedez”, në afërsi të një subjekti tregëtar, në qytetin e Peshkopisë, ka aksidentuar një 64 vjeçar, nga ky qytet. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore, duke proceduar penalisht drejtuesin e automjetit.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.